Auto Dak
Auto Dak

BE bëhet “pishman”: Arabia Saudite, jo më në listën e zezë të pastrimit të parave

Bashkimi Europian po përgatit një rishikim të listës së vendeve që paraqesin rreziqe për pastrimin e parave.

Zbulimi i fundit i një dokumenti konfidencial të BE-së, thotë se Arabia Saudite të zhvendoset nga lista e zezë e pastrimit të parave, në “listën gri”.

Ekzekutivi i BE shtoi mbretërinë e naftës në listë të zezë në shkurt të këtij viti, pasi u paraqitën 23 juridiksioneve që konsierohen kërcënim për Bllokun.

Të frikësuar nga ndikimi ekonomik i kësaj liste, qeveritë evropiane të udhëhequra nga Britania dhe Franca thanë se komisioni ekzekutiv i BE nuk i dha asnjë mundësi Rijadit dhe shteteve të tjera të listuara për të adresuar shqetësimet.

Komisionerja përgjegjëse për çështjen, çekja Vera Jourova, u kthye mbrapsht në rishikimin e listave, dhe tani ka dalë me një vendim për “rilistim”.

Arabia Saudite, ekonomia më e madhe e përfshirë në listën e zezë, tani ka mundësi që të vendoset në listën gri, gjë që do të ulë shqetësimet e investitorëve për pasojat e “reputacionit të investimeve”.

Kur është fjala për ekspozimin e juridiksioneve që mund të favorizojnë evazionet e taksave, BE-ja tashmë aplikon një qasje skematike, me një listë të zezë dhe një gri. Ajo ka një listë të zezë me 11 shtete, dhe dhjetëra të tjera në listën e shkelësve tatimor. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts