BE, 20 miliardë dollarë tarifa për mallra amerikane: që nga peshqit me limon e deri te ketchup-i

Komisioni Evropian ka publikuar një listë të produkteve nga Shtetet e Bashkuara, në të cilat Bashkimi Evropian, në përgjigje të subvencioneve të SHBA ndaj Boeing, mund të imponojë taksa doganore me vlerë 20 miliardë dollarë.

Organizata Botërore e Tregtisë (WTO) ka konfirmuar kohët e fundit se subvencionet amerikane ndaj avionit Boeing vazhdojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme për Airbus-in europian.

“Kompanitë europiane duhet të jenë në gjendje të konkurrojnë nën kushte të barabarta dhe të drejta”, tha komisionerja e Tregtisë Cecilia Malmstroem, në një raport të fundit nga OBT mbi subvencionet amerikane për Boeing.

Ajo vë në dukje se BE-ja nuk dëshiron të hyjë “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, se në mes të partnerëve të tilla si SHBA dhe BE duhet të ketë dialog në trajtimin e këtyre çështjeve dhe se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për kundërmasa në rast se nuk ka zgjidhje tjetër.

“Bashkimi Evropian mbetet i hapur për bisedime me SHBA, me kusht që ato të mos kushtëzohen nga asgjë dhe me qëllim të arritjes së një rezultati të drejtë”, thotë Malmstrom.

Prandaj, në mënyrë që të ketë kundërpërgjigje të gatshme, Komisioni filloi një debat publik mbi një inventar paraprak të produkteve nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim që t’u vendosë doganë nëse ka një përshkallëzim të një lufte tregtare.

Lista përfshin një gamë të gjerë produktesh që nga avionët, kimikatet dhe produktet bujqësore, duke përfshirë edhe peshqit e ngrirë në limon apo ketchup. Vlera e eksporteve amerikane të këtyre produkteve në vitin 2012 arriti në 20 miliardë dollarë, ekuivalente me dëmet e pësuara nga Airbus për shkak të subvencioneve të SHBA ndaj Boeing, vëren Komisioni.

Komisioni shton se pret që arbitri i emëruar nga OBT-ja të përcaktojë nivelin e duhur të vlerës së kundërmasave. Prandaj, lista përfundimtare e produkteve do të përpilohet në bazë të inventarit paraprak dhe në përputhje me vendimin e OBT-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts