Batutat e plota në Kuvend: çfarë thanë Rama, Basha, Berisha e Ndoka

Kuvendi gjatë seancës së sotme parlamentare u përfshi nga debatet, akuzat e kundër akuzat, por pa lënë mënjanë edhe batutat që hera herës çtensiononin situatën dhe krijonin të qeshura mes ligjvënësve.

Një shprehje e përdorur nga Basha, “peshkatari është peshku më i madh”, është përdorur më pas nga kryeministri Edi Rama, duke bërë ironi me kreun e PDK-së, Nard Ndoka.

“Kryeministri ka zgjedhur të bëjë batuta, tallje, dokrra hini, se nuk është aty me votat tuaja, është aty me mbështetjen e krimit të organizuar, ndërkombëtarët i thone ti shpalle lufte krimit te organizuar, unë i them partnerëve ndërkombëtarë që nuk e bën dot peshqit e mëdhenj, nuk i kap dot peshku më i madh, kur vetë peshkatari është vetë peshku më i madh s’ka shpresë të bëjë atë që kërkoni ju, nuk e kapën për xhakete i gjeti ky i gërmoi i beri deputete, kryetare bashkish, ministra”, tha Basha.

Kjo solli reagimin e kryeministrit. “Po marr fjalën të vë në vend nderin e një filozofi, Lulzim Basha tha ‘peshkatari është peshku më i madh. Unë e ftoj Ndokën t’i zgjidhi me gjyq për të drejtën e autorit”, u shpreh Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Por batuta me peshkatarin dhe peshkun solli reagimin e Ndokës, i cili duket se e ka marrë shumë seriozisht duke kaluar në fyerje të drejtpërdrejtë.

“Kam të drejtën, kryeministri është nën efektin e kokainës, sapo ma konfirmuan se unë s’kam besim 100% te doktori, por një doktor jashtë më tha se shenjat e tij janë tipike për një përdorues kokaine.

Pasi jeni admirues dhe lexues i shprehjeve të mia i them që kush pin kokainë krruhet dhe nxihet, kam dhe një informacion të kualifikuar, është fakti që keni pirë tre shishe ujë dhe tre të tjera, pra 6, jepini ujë që të bëhet njeri normal për sa është e mundur që të vazhdojnë shishet e ministrave, pini ujë dhe ulni masën e kokainës”, tha Ndoka.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha e ka akuzuar hapur, duke i thënë: ‘krruhesh, pasi përdor kokainë’.

“Mediat shtrojnë sot një pyetje, e cila në pamje të parë ka dhe një aspekt gjysmë komik, por në të vërtetë mediat nuk e shtrojnë për komedi këtë pyetje. Pse kruhet kur flet Edi Rama? Ka vetëm një shkak, dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë, lexoni pak dhe ju, e keni provuar dhe ju këtu, e shof, Ju njoh në fytyrë. Lexoni të gjithë mbidozat e kokainës. Mund të thoni ju se kjo është një çështje personale.”, tha Berisha.

Ndërkohë që Rama, duke anashkaluar akuzat direkte bëri shumë herë pyetjen “çfarë përgjegjësie të mbaj unë, çmund të mbajë kreu i PD nga humbja në humbje, s´ka ç’të mbajë, se Saliu është si është është kush është, përgjegjësinë kur humbi e mbajti”. /tesheshi.com/