Basketbolli kosovar, 10 vende më lart në renditjen botërore

Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, FIBA World e ka publikuar renditjen në të cilën Kosova zë vendin e 86-të.

Kjo paraqet ngritje prej dhjetë pozitash, pasi Kosova një muaj më parë ishte e 96-ta. Ngritja erdhi pavarësisht disfatave nga Lituania dhe Hungaria.

Lituania, kundërshtari i Kosovës, zë vendin e 5-të në këtë renditje, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë në këtë listë të ndjekura nga Spanja, Serbia dhe Franca. /tesheshi.com/