728 x 90 Leaderboard

Bashkëpunimi me “Turkish Airline”, Rama: brenda vitit, linjë ajrore shqiptare

Brenda vitit, me mbështetjen e Turqisë,  Shqipëria do të ketë linjën e saj ajrore shqiptare. Pikërisht për realizimin e këti projekti në Shqipëri ndodhet  Drejtori i “Turkish Airlines” Ilker Ayci.

Projekti u paraqit në një dalje të posaçme për mediat nga kryeministri Edi Rama së bashku me drejtorin e linjës ajrore turke.

Rama theksoi se i ishte mirënjohës presidentit turk për ndihmën e tij.

“Sot ne pamë konkretisht që jemi afër finalizimit të këtij projekti dhe jemi shumë shpresëplotë se në harkun e këtij viti do të nisin dhe fluturimet e para”, shtoi kryeministri shqiptar, duke sqaruar se me asistencën e miqve tanë, siç i cilësoi, “që nuk është thjesht asistencë teknike e përgatitjes së projektit në letër, por një asistencë që do të shtrihet në të gjithë spektrin e shërbimit, si një mbështetje shumë e fortë për kompaninë e re shqiptare, ne më në fund do të bëjmë realitet një linjë ajrore shqiptare me flamurin tonë ku të shërbehet me të njëjtën cilësi siç shërbehet nga “Turkish Airlines”. /tesheshi.com/

Related posts