Auto Dak
Auto Dak

Bashës i është mohuar vizë amerikane?

Kreshnik Spahiu, ish-kreu i Aleancës Kuqezi që lot rol analisti te Open-i i Eni Vasilit, pretendoi këtë të hënë se kreut demokrat Basha i është mohuar përkohësisht hyrja në SHBA.

“Bashës i është pezulluar viza për në SHBA, vetëm orë para nisjes në SHBA. Kjo bëri që të gjithë axhendën në SHBA ta anullonte”, tha Spahiu, cituar nga TCH.

Ai këmbënguli se posedonte informacione të sakta për këtë të dhënë, e për këtë arsye ftoi mediat që ta verifikojnë këtë fakt.

Më herët, nga opozita, viza thuhet se i është refuzuar dhe vetë ish-kryeministrit Berisha.

Prej nje viti, linja politike e PD-së ka qenë në kundërshtim me SHBA, e cila nuk ka pranuar as djegien e mandateve e as bojkotin e zgjedhjeve. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts