Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha vlerëson kishën e Laçit: ajo e banorët, të braktisur nga qeveria

Kreu demokrat Basha ishte në Laç, ku, duke parë nga afër situatën e njerëzve pas tërmetit, evidentoi atë që thotë se është braktisje qeverotare ndaj tyre. Basha vlerësoi një kishë, e cila siç bën sipas atë që s’po bën qeveria.

 “Kisha 100-vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt”, shkruan Basha në FB.

Më tej, ai pretendon se “Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan”.

“Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar”, shkruan njeriu që drejton opozitën shqiptare. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts