Basha: stop “1 miliardëshit” të Ramës, të hetohet

Kreu demokrat Basha vijon të këmbëngulë që projekti “1 miliard” promovuar nga Rama, e që përmban investime të fuqishme në infrastrukturë në 2018-ën, është para e pisët.

“Janë me qindra milionë euro të grumbulluara nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kur pallatet ndërtohen në kohë krize ekonomike janë para nga trafiku i drogës. Nuk ka dyshim që kontratat e koncesioneve që Rama i mban të fshehta të jenë pastrim i parave të drogës”, tha Basha.

Sipas tij, “1 miliardëshi” duhet të ndalohet dhe të hetohet.

“Duhet të ndalim kapjen nga krimi. Projekti “1 miliard euro” duhet të ndalet tani. Prokuroria duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të. Është koha t’i themi ndal Ramës dhe krimit në politikë”, ka shtuar kreu demokrat.

Më herët, Rama tha se këto akuza që vijnë nga opozita, janë dhe për të qarë dhe për të qeshur, duke i cilësuar si imagjinatë e shfrenuar. /tesheshi.com/