728 x 90 Leaderboard

Basha shpall qëndrimin në Berlin: Opozita, “Po” për hapjen e negociatave

Opozita shqiptare hap dritën jeshile për çeljen e negociatave të Shqiërisë me Bashkimin Europian. Vendimin politik e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së gjatë një seance në Buntestagun gjerman ku është ftuar.

Basha tha problemet reale në Shqipëri mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave.

“Detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot. Që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane.

Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me moshapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi.

Për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pakapur politikisht, me gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/

Related posts