Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha sheh Putinin te Rama, komente pas takimit me Metën në Presidencë

Pas një takimi me presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta, Basha tha se vendi po rrezikon izolimin ndërkombëtar, sipas tij, prej inisiativave politike të Ramës, referuar më të fundit për ndërhyrje në Kushtetutë  në funksion të listave të hapura.

“Ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre,” tha kreu i opozitës. /tesheshi.com/ 

 

 

auto pjese dak

Related posts