Basha, reagim ndaj ndërkombëtarëve: jeni të njëanshëm!

Qëndrimet më të fundit të ashpra, ato të Ambasadës Amerikane dhe të Zyrës së BE-së në Tiranë, të cilat pos që bënë thirrje për mosushtrim dhune në protestën e paralajmëruar të opozitës, dënuan dhe njëherë djegien e mandateve, kreu demokrat Basha i ka trajtuar si njëanshmëri të tyre.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha tha se “nuk i komentoj kurrë deklaratat e ambasadave, por një sugjerim e kam edhe për ata. Unë u kërkoj atyre që të mos jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat për të cilat ata dhe vendet e tyre qëndrojnë. Vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, shitblerjes së votës”.

Basha tha se opozita do e vijonte aksionin e nisur, pa u ndalur

“Përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt me të gjithë shqiptarët, ku vlerat e demokracisë dhe të lirisë të mos i cënojë dot më askush, ka nisur rrugëtimin përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale”, tha më tej kreu demokrat. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts