Basha, premtim populist: si do i gjej ku janë fshehur pasuritë e qeveritarëve

Edhe pse pa shenja riardhejeje në pushtet, madje në kohën e krizës më të rëndë të PD-së ardhur nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zzgjedhjeve, ku si pasojë ka humbur çdo pushtet dhe në të gjitha nivelet, kreu i saj Basha është shfaqur si kryeministër “në prag”, duke shpalosur një plan se çdo bëjë ai sapo të marrë drejtimin e vendit.

Me një gjuhë populiste, Basha tha se do ndiqte pasuritë e politikanëve – pra, të pushtetit aktual – ngado ku fshihehin nëpër botë, për t’jua kthyer njerëzve në Shqipëri.

“Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Ky operacion do të përfshijë krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar. Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë hetimi i korrupsionit të niveleve të larta, hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike, rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike. Çdo kontratë konesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim

Çdo ent dhe kompani private, çdo person privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristët e thjeshtë deri tek kryeminsitri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Hetimi ynë do të përqëndrohet te paraja. Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura. Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale. Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat, dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar. Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve”, tha Basha në një dalje publike. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts