Basha, përgjigje dhe Berlinit: ikja e Ramës nuk negociohet

Nga Burreli, kreu i opozitës Lulzim Basha i përcolli një mesazh Berlinit, prej ky dy zyrtarë të lartë të Bundestagut shfaqën gadishmërinë për të negociuar krizën shqiptare, se largimi i Ramës nuk negociohet.

“Mirënjohje Gjermanisë dhe SHBA që publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar. Për ne dhe opozitën e zhveshur nga çdo pushtet, ka vetëm një rrugë; ajo e standardeve europiane. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, u shpreh Basha.

Duke ftuar për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, Basha tha: “E nesërmja do jetë mesazhi më madhështor për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ju ftoj që askush të mos mungojë në protestën e nesërme. Të derdhemi nesër në Tiranë me pjesëmarrje me bashkim dhe vendosmëri për të çelur rrugën tonë të Shqipërisë si gjithë Europa”, theksoi kreu demokrat.

Ndërkohë, Basha nuk ka preferuar që t’u përgjigjet asnjë prej tre letrave publike të kryeministrit, ku ky i fundit e fton në dialog. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts