728 x 90 Leaderboard

Basha për refugjatët: jo Shqipërisë “kosh plehrash”…dhe negociatat nuk hapen

Kreu demokrat Basha ka cekur çështjen e shumëdiskutuar të ardhjes në Shqipëri të një kontigjenti refugjatësh nga Lindja.

Duke i krahasuar me armët kimike, Basha tha se “Edi Rama po kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në kosh plehrash të Europës”.

Kryedemokrati është shprehur kundër ardhjes së tyre në Shqipëri, me arsyetimin e mospërballimit të kapaciteteve që në gjykimin e tij as Europa nuk i përballon dot.

Nga ana tjetër, kreu demokrat pretendon se Gjermania e Franca kanë marrë vendim të përbashkët për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

“Rama është lajmëruar mbrëmë për një lajm të keq mbi negociatat. Mbrëmë, 24 orë pas takimit Merkel-Macron, është rakorduar qëndrimi përsa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Siç e di mirë Rama, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, një lajm që Shqipëria nuk e meriton. Është verdikti gjerman: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”, tha Basha në parlament. /tesheshi.com/

 

 

Related posts