728 x 90 Leaderboard

Basha për hapjen e negociatave, pse nuk ka vend për të festuar

Vendimi për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, është parë ndryshe nga kreu demokrat Basha.

“Nuk është momenti për të festuar”, konkludon kryedemokrati.

Kjo sipas tij, sepse ka shumë skepticizëm në disa vende, mes tyre edhe Gjermania.

“Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë.

Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shprehet Basha. /tesheshi.com/

 

 

Related posts