Auto Dak
Auto Dak

Basha pas letrës së Ramës: Dorëhiqu!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur letrës së dytë të kryeministrit Edi Rama për dialog. Basha jo vetëm që ka refuzuar të flasë me Ramën, por në të njëjtën kohë i ka kërkuar atij të japë dorëheqjen.

Basha u shpreh: “Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia. Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë”.

Në letrën e publikuar në Facebook, Basha shprehet se sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit’ duke i numëruar më tej akuzat e thëna për këto vite me radhë.

Kreu i opozitës shpreh qëndrim të prerë për largimin e menjëhershëm të Ramës nga posti i kryeministrit.

“Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit”, thekson Basha./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts