Basha pas paktit opozitar, një mesazh për SHBA: ja ç’ka thënë Xhefersoni

Pas nënshkrimit të paktit opozitar, kreu demokrat Basha shprehu bindjen se me këtë hap nis ndryshimi i madh politik

“Qëllimi është që të kthejmë vendimmarrjen në duart e shqiptarëve. Do angazhohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira.  Marrëveshja nuk është thjesht një konfirmim i vullnetit politik. Në supet tona qëndron një mision kombëtar”, tha Basha.

Dhe si për t’i çuar një mesazh Uashingtonit, zëri i të cilit deri më tani është pozicionuar kundër formës së zgjedhur të të bërit politike me dalje jashtë sistemit, përfshirë dhe Brukselin, Basha tha:“Dua të citoj Tomas Xhefersonin: ‘Tirania është populli që ka frikë qeverinë, liria është kur qeveria ka frikë popullin’“. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts