728 x 90 Leaderboard

Basha nga Berlini: të hapen negociatat…edhe për kuksianët e arrestuar

Nga Berlini, kreu demokrat Basha, tha se u ka kërkuar aleatëve partiake gjermanë që të mbështesin Shqipërinë në hapjen e negociatave.

Por dhe aty, në zemër të Europës, Basha nuk ka lenë pa cekur çështjen e kuksianëve të arrestuar.

 “Sot kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vendim i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen si një akt që do të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët në një endërr që e ndajnë të gjithë, të anëtarësimit në BE, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e pa plotësuara në luftën kundër krimit, korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, respektimit të të drejtave të njeriut të nëpërkëmbura, siç ishte rasti i Kukësit”, theksoi kryedemokrati.

Më herët, mazhoranca përcolli dyshimin se Basha në Berlin mund të lobojë kundër hapjes së negociatave. /tesheshi.com/  

 

 

 

 

Related posts