728 x 90 Leaderboard

Basha, “nën” flamurin amerikan nxit protestuesit te Unaza: mos u dorëzoni!

Kreu demokrat Basha shkoi sërish të Unaza të dit-natën e 32 të protestës, duke i nxitur banorët, atë grupim që ende nuk pranon ofertën qeveritarë për të lënë shtëpitë në funksion të projektit të Unazës së Re që të mos tërhiqen

 “Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh. Duke vazhduar kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj”, tha Basha.

Por paralel me këtë zhvillim mbrëmjesor të përnatshëm, çdo paradite vijon prishja e banesave dhe zgjerimi i kantierit të punës. /tesheshi.com/

Related posts