Basha në Lushnjë: qepenat e ulura të biznesit, ja pse duhet protestuar më 16 shkurt

Kryedemokrati Basha ishte në Lushnje, ku dhe aty denoncoi gjendjen e rëndë ekonomike që sipas tij mbizotëron në këtë qytet e kudo.

 “Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë.

Me uljen e çmimit të energjisë, naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e mos mbyllë vende pune. Këtu janë mbyllur 19 shkolla, tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund, ne do bëjmë që biznesi i vogël të mos ulë qepenat.

Nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur. Zgjidhjet për bizneset ne i kemi prezantuar. Por duhet që më 16 shkurt të marrin në dorë fatin tonë. Me 16 shkurt ju mirëpres në Tiranë”, deklaroi Basha.

Kreu demokrat ka ndërmarrë një tur nëpër Shqipëri, ku po tenton të mobilizojë elektoratin për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit kundër qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts