Auto Dak
Auto Dak

KUNDËRSHTIA/ Basha në “gjuhë të huaj”: reforma e Ramës, si na la pa gjykata

Po në Irish Times, aty ku është intervistuar dhe kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha është prononcuar gjithashtu, ku ka denoncuar pikërisht pasojat e Reformës në Drejtësi, shkrirjen e përkohshme të disa gjykatave, duke iu mveshur ato qeverisë.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa Prokuror të Përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”, ka deklaruar Basha.

Sipas Bashës, opozita ka dhënë mbështetje ndaj Reformës në Drejtësi, porse qeveria ka abuzuar me të.

“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, pretendon Basha. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts