Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha: Ne, dy tunele, po Rama?

Basha pretendon se Rama është frikacak, e për këtë arsye nuk denjon të përballet me të në debat.

“Detyra e tij është të thotë ca ka bërë me premtimet e tij në këto 8 vite, nuk vjen as në debat se sado që fryhet dhe trash zërin, është frikacak se ka dështuar.

Unë kam një program konkret, ai bredh në Shqipëri dhe merret vetëm me opozitën. Ku i ke premtimet që ke dhënë, edhe 4 vite të tjera kështu, apo ndryshim?”, tha Basha nga Cërriku.

Ndër të tjera, kreu i opozitës bëri dhe krahasimin e tuneleve, dje me PD-në e sot me PS-në.

“Unazën e Tiranës se mbaruan dot, ne bëmë 2 tunele!”, tha Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts