Lulzim Basha mësyn në policinë e Tiranës: Këtu ka shtet policor

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar anëtarin e PD, Ndriçim Babasi dhe protestuesit e tjerë të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e më pas ka riakuzuar kryeministrin Rama se po përdor policinë për qëllimet e tij kriminale, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj.

“Sot provuam se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues dhe antiligjor. PD dhe qytetarët provuan se janë në anën e së drejtës dhe Kushtetutës dhe se krimi e oligarkia janë përballë nesh”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përpiqet t’i kundërvihet të drejtave elementare të qytetarëve duke përdorur dhunën “e zhveshur dhe shtazarake” përmes forcave të policisë.

“Këta mendojnë se me anë të dhunës dhe frikës do mund të vendosin regjimin oligarkik në Shqipëri. Por kjo nuk ka për të ndodhur, se ne luftojmë për shtetin ligjor dhe demokracinë dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do të fitojmë”, shtoi kreu i PD-së.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts