Basha mbledh ekspertët e PD-së për të formuluar draftin e konsensusit me Edi Ramën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha mbledh anëtarët e Komisionit të reformës, për të diskutuar formulëne konsensusit me PS-në.

Një ditë pas vizitës së Ndihmës/Sekretares Amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland, Basha ka thirrur ekspertët e selisë blu për të elaboruar të ashtuquajturin |propozim hybrid” i cili po mbëhet sekret.

Takimi është njoftuar në orën 13:30 në selinë blu.

Basha u shpreh pas takimit me Nuland se “Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv të diskutojë mbi meritat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale ti hapim rrugë kësaj çështje të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për reformën në drejtësi”.

Nuland zbuloi dje se në tryezat e punës të shefit të qeverisë dhe opozitës ka një propozim të ri lidhur me vettingun nga Ambasadorët Lu dhe Vlahutin dhe bëri thirrje që të dakordësohen rreth tij.

“Me sinqeritet mund të them se në të dyja takimet e mia me kryeministrin dhe me liderin e opozitës të dy ata shprehën dëshirën për të arritur një marrëveshje, për të qënë së bashku dhe për të paraqitur një reformë drejtësie solide. Nuk është sekret për të gjithë ju që politika në këtë vend është e ashpër, por unë ndjeva që ata të dy e dinë se është momenti për lidership”, tha Nuland pas në konferencën finale për shtyp.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts