Auto Dak
Auto Dak

Basha, krah Lordit Robertson: autokratët, rrezik për demokracinë dhe stabilitetin

Kreu demokrat Basha ka përcjellë një tjetër mesazh nga Londra, aty ku ka përfunduar një vizitë treditore, në një përpjekje për të vjelur sadopak një mbështetje ndërkombëtare për aksionin opozitar të djegies së mandateve.

Ai mundi të realizojë me një përfaqësi nga Dhoma e Lordëve, ku në foton e rastit ka patur në krah dhe ish-kreun e NATO-s, Lordin George Robertson

Sipas PD-së, në këtë takim është diskutuar edhe në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në Europën Juglindore, duke e ndërthurrur atë më krizën politike në Shqipëri.

“Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik. Forcimi i institucioneve demokratike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtesia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për integrimin e vendeve tona në BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë para qytetarëve”, deklaroi Basha.

“Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme”, vijoi më tej kreu demokrat. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts