728 x 90 Leaderboard

Basha, krah banorëve të Astirit: prishja e shtëpive, një dramë

I sapokthyer nga Helsinki ku morri pjesë në kongresin e PPE-së, kreu demokrat Basha ka dalë në “terrenin e politikës” së përditshme shqiptare. Ai ishte në zonën e Astirit, aty ku kalimi i Unazës së Madhe të Tiranës pritet të rrafshojë me dhjetra shtëpi, e ku banorët e tyre kanë dalë të protestojnë.

“Është fati i mbi dy mijë banorëve të cilëve e keqja ju ka trokitur në derë. E kam ndjekur përmes rrjeteve sociale dhe deputetëve të mi. Jam ndjerë i shokuar por jo aq sa sot kur u ballafaqova me dramën e këtyre njerëzve. Po persekutohen dhe vihen në një persion të madh psikologjik“, tha Basha, duke iu bërë thirrje qytetarëve të tjerë të Tiranës që të solidarizohen me ta.

Në këtë rast, në shënjestër është kryebashkiaku Veliaj.

Shumë banorë që po ptotestojnë këto ditë, po shprehin zhgënjimin e tyre që kanë votuar Ramën apo Veliajn, mu prej asaj që ata tremben që po iu ndodh: prishja e shtëpive, a më saktë moskompensimi i plotë për to. /tesheshi.com/

Related posts