728 x 90 Leaderboard

Basha i qartë: detyra e opozitës, mbështetje çdo proteste

Kreu demokrat Basha ishte sërish mes banorëve të “Astirit” në mbrëmje, asaj pjesë që vijon të rezistojë ndaj aksionit për prishjen e objekteve që do i hapin rrugë ndërtimit të Unazës së Re.

Duke përfituar dhe nga protestat e studentëve paradite, Basha e shtoi akoma dhe më shumë tonin anti-qeveri.

“Sot kemi protesta në disa dimensione kundër qeverisë. Rama kërkon t’i nxjerrë banorët jashtë shtëpive në mes të dimrit. Sot qeveria u step nga protestat e studentëve. Rëndësia e madhe e kësaj proteste është se njerëzit po e kuptojnë se kjo është vetëm një bandë jo qeverisje”, theksoi kreu i opozitës.

Detyra jonë është të jemi pranë këtyre njerëzve. Kjo është një protestë qytetare, një kauzë qytetare. Ne do jemi në mbështetje të banorëve edhe kur është fjala për një shtëpi. Ne do jemi në krah të qytetarëve, të cilët protestojnë për të drejtat e tyre”, vijoi deklarimet e tij Basha. /tesheshi.com/

 

Related posts