Auto Dak
Auto Dak

Basha “hedh në kosh” ftesën e Ramës: beteja vazhdon, përballje në çdo qendër votimi

Kreu demokrat Basha i është përgjigjur negativisht ftesës për dialog nga ana e kryeministrit Rama, përcjellë me anë të një letre publike. Nga Durrësi, Basha ka vijuar me përbetimet për moslejim zgjedhjesh më 30 qershor, e pos kësaj rrëzimin e Ramës me çdo kusht.

“Largimi i Edi Ramës do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës. Fjalën e fundit do e kenë shqiptarët përmes një sistemi kombëtar me lista të hapura. Pse jo edhe presidenti të zgjidhet nga populli.

Duhen referendume për gjithçka që kanë të bëjnë me jetën.

Vetëm kështu do parandalojmë që makthi më i zi i shqiptarëve jo thjesht të largohet por të mbetet në arkivat e zeza të historisë që të mos dhunohet më kushtetuta. Propozimet tona janë për të gjithë shqiptarët por nuk kemi ende një kundërshtar politik.

PS është në koma dhe përfaqëson interesa kriminale. Beteja duhet çuar deri në fund”, tha Basha, duke vijuar më tej: “Nëse do ketë zgjedhje në 30 qershor do ketë përballje në çdo qendër votimi.

Nderi dhe detyra jonë është t’i prijmë kësaj përballjeje. Për shqiptarët e thjeshtë kjo është një çështje ekzistence.

Kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund një sistemi politik që iu ka rritur çmimin e naftës, energjisë, ka sjellë pensionistët në ditën më të zezë. Ka sjellë studentët në sistemin më të dobët arsimor”, u shpreh Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts