Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Basha, dyshime te Silva Bino e Tritan Kalo & Co: fshehin të vërtetën!

Kreu demokrat Basha ka hedhur dyshime te morali profesional i atyre specialistëve mjekësorë, të cilët përbëjnë Komitetin Teknik të Epidemisë.

Edhe pse literalisht i adresohet qeverisë, me një akuzë stereotipe në lidhje me testimet, njeriu që drejton opozitën shqiptare pretendon se grupi i specialistëve që menaxhojnë situatën në terren nuk po tregohet i sinqertë me shifrat e të infektuarve.

“Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën, por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë”, shkruan Basha në një mesazh të fundit.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë Rama ka thënë më shumë se njëherë se strategjitë e luftës e shumëçka tjetër, i takojnë Komitetit Teknik e jo atij.

Kujtojmë se në këtë Komitet janë emra specialistësh si Silva Bino, Najada Çomo, Tritan Kalo, Skëndër Brataj etj./tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com