Kreu demokrat Basha e ka krahasuar qeverisjen “Rama” me një dispotizëm lindor, por pa e specifikuar se për cilin është fjala, e nëse i referohet së kaluarës apo së tashmes.
Këtë, njeriu që drejton opozitën shqiptarë ia ka thënë gjithashtu një njeriu me origjinë nga Lindja,
“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.
I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.
I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, shkruan Basha.
Aktualisht, nga Lindja vijnë dy modele pushteti jetëgjatë të kontestuara nga Perëndimi.
Njëri ashtë ai Putinit, e që Lindja në këtë rast ka vokacion politik si bartëse e ish-bllokut komunist, e tjetri është ai i Erdoganit në Turqi, që ka më së shumti vokacion kulturor dhe fetar.
E ndërkohë, Rama njihet për aleancën e fortë me këtë të fundit, e me një ftohtësi ndaj Moskës. /tesheshi.com/