Auto Dak
Auto Dak

Basha akuzon Ramën për Milot-Balldren, ngjashëm siç u akuzua për Rrugën e Kombit

Edhe pse trashëgon të njëjtën akuzë nga vitet e pushtetit, atë për abuzimin e dyshuar me 230 milion euro në Rrugën e Kombit si ministër i Transporteve, Lulzim Basha, sot në opozitë si kreu i PD-së, akuzon kryeministrin Rama për zhvatje parash publike në fondin e përcaktuar për ndërtimin e segmentit Milot – Balldren.

“Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë,  grabitja me spektakolare në histori: Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar.

Ish-deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro”, shkruan Basha në një reagim të tij.

“Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e  Shqipërisë, një grabitës psikik, që vjedh çdo gjë që i del përpara”, konkludon kreu demokrat.

Sakaq, duhet kujtuar se akuza ndaj Bashës për abuzim të rëndë financiar në Rrugën e Kombit, nuk i erdhi nga opozita por nga inxhinier Arben Meçe, ish-firmëtar i themelimit të PD-së. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts