728 x 90 Leaderboard

Bartërdia e Parisit: Trump “fërkon duart” dhe ironizon Macron

Presidenti Donald Trump duket se i ka përjetuar me ngazëllim protestat e dhunshme në Paris, gjë që detyroi qeverinë franceze që të tërhiqet nga vendimi për rritjen e taksave për karburantet fosile.

Kjo rritje taksash kishte të bënte me mbrojtjen ambientale, e rrjedhimisht me Marrëveshjen e Parisit për Klimën, të cilën Trump e ka kundërshtuar dhe është shprehur se do tërhiqet prej saj.

“Unë jam i kënaqur që miku im EmmanuelMacron dhe demonstruesit në Paris ranë dakord me përfundimin tim të para dy viteve”, shkroi Trump.

“Marrëveshja Paris është tmerrësisht me të meta, sepse ajo rrit koston e energjisë dhe maskon disa ndotës të tjerë më të këqinj”, ka thënë Trump. /tesheshi.com/

 

 

Related posts