Barcelona e mbyll vitin me festë, madrilenët e Atletico-s buzëqeshin në fund

Blaugranat kanë paraqitur para publikut të tyre në “Camp Nou” pesë trofetë e fituara këtë vit kalendarik, që do të vendosen në palmaret e klubit. Festa vazhdoi edhe më pas, ndërsa ata triumfuan bindshëm, 4-0, në duelin me Real Betis-in.

Për t’i ngritur të pranishmit në këmbë u desh të pritej deri në minutën e 30-të të ndeshjes, pasi nikoqirët fituan një 11-metërsh tejet të dyshimtë. Neymar-i dështoi ta dërgonte topin drejt rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, por një gjë të tillë e bëri Heiko Westermann, i cili gabimisht shënoi në portën e tij në përpjekje për ta larguar topin. Më pas rrjeta e portës së udhëtuesve do të tundej dhe tre herë të tjera.

Luis Suarez-i me dy golat e tij dhe Messi me një të tillë nënshkruan kapitullimin pa kushte të Betis-it.

Kësisoj, Barcelona mori pikët e plota nga ky ballafaqim, për të qëndruar sërish në pozitën e liderit, me 38 pikë të grumbulluara dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar se rivalët e tjerë.

Përndryshe, skuadra ndjekëse më e afërt e katalanasve, Atletico Madrid-i, siguroi një fitore me mjaft08_630x393 vlera në tranfertën e vështirë përballë Rayo Vallecano-s. Triumfi 0-2 ka firmat e Correa-s dhe Griezmann-it, që realizuan në minutat e fundit të ndeshjes, në të 88-tën dhe në të  89-tën, për t’u kthyer nga kjo transfertë me pikë maksimale, çka e mban dhe Atletico-n në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts