Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Barça blen “Messi”-n brazilian, Sao Paulo shlyen borxhet nga shitja

Menaxhmenti i Barcelonës ka marrë zyrtarisht në klub sulmuesin e ri brazilian, Gustavo Maia.

Një deklaratë nga Barça shprehet se drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje me Sao Paulo për transferimin e Maia, i cili mund të luajë në krah.

Thuhet se Barcelona pagoi 4,5 milion euro klubit brazilian për këtë talent 19-vjeçar.

Maia ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, dhe pas mbërritjes ai do të luajë në ekipin B të Barcelonës, përmes së cilës do të përpiqet të marrë një vend në ekipin e parë të gjigantit katalan.

Klauzola e blerjes për të riun brazilian është deri në 300 milion euro.

Futbollisti i talentuar mbërriti në Akademinë Sao Paulo kur ishte 14 vjeç, dhe gjithashtu luajti për ekipet kombëtare braziliane U-16 dhe U-17.

Sao Paulo, sipas mediave lokale, pranoi ofertën në mënyrë që të mund të shlyente borxhet pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Megjithëse luajti për ekipin e dytë të klubit brazilian, drejtuesit e Barcelonës janë më shumë se të kënaqur me aftësinë dhe talentin e tij. Sezonin e kaluar, ai luajti 36 ndeshje për ekipin e dytë të Sao Paulo, duke shënuar 30 gola. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts