728 x 90 Leaderboard

Barazimi në miqësore më Jordaninë, Panucci dhe Mavraj: ja pse do fitojmë me Izraelin

Trajneri italian i kombëtares shqiptare Cristian Panucci, beson te fitorja me Izraelin pas pak ditësh në fushën e këtij të fundit. Edhe pse sërish nuk pati fitore, në përballjen miqësore me fqinjin e Izraelit, Jordaninë, Panucci u përpoq të jetë entuziast, edhe duke i bërë një bilanc punës së tij të deritanishme, si reagim ndaj kritikëve.

 “Në përgjithësi dua të them që e mora këtë skuadër në vendin e katërt në klasifikim, për kualifikueset e Botërorit dhe e ngjita në vendin e tretë. Fituam me Turqinë, humbëm me Norvegjinë, nuk shkuam në Zvicër, sepse është më mirë të mos e mendoj atë. Fituam me Izraelin dhe humbëm me Skocinë. Urojmë që të fitojmë në Izrael, pasi kemi nevojë për një fitore të rëndësishme”, deklaroi italiani i pankinës shqiptare.

Ndërkohë, ishte dhe Mavraj ai që përcolli mesazhin e një fitoreje me Izraelin.

“Kemi fituar me Izraelin këtu, kemi fituar në Izrael përpara disa vitesh, dhe e dimë çfarë na pret e çfarë duhet të bëjmë për t’iu marrë pikë. Jemi shumë optimistë dhe shumë pozitivë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë me mendime të këqija për të dielën”, tha Mavraj, ndër lojtarët e padiskutuar deri më tani nga Panucci.

Izrael – Shqipëri, do të luhet në kuadër të Ligës së Kombeve. /tesheshi.com/   

 

Related posts