Barazim i çmendur: Man. Siti bën gjithçka ndaj Totenhemit, por i ikën fitorja nga duart

Në “Etihad Stadium” sapo ka mbaruar një ndeshje frenetike, e hapur, me raste të panumërta, me gola e gjithçka tjetër.

Nga përballja mes Mançester Sitit e Totenhemit nuk ka dalë e fituar asnjëra skuadër, ndërsa takimi ka përfunduar 2-2, por për të gjithë ndjekësit e futbollit ka qenë një lojë e mrekullueshme.

“Nëse Totenhemi merr diçka nga kjo (ndeshje), Guardiola ka për të plasur,” deklaron Gary Lineker, ish-sulmuesi i Anglisë ndërsa rezultati është mbërthyer në 2-2. E vërtet, tekniku spanjoll bën veprime të pakontrolluara, bie në tokë, e nuk u beson syve për fitoren që i ka ikur nga duart.

Mançester Siti ka bërë gjithçka për të fituar, por nuk ka mundur. Raste të njëpasnjëshme në pjesën e parë, por goli vjen në minutën e 49-të. Shënon Sane! Pesë minuta më vonë rezultati shkon në 2-0, pas gabimit të Lloris-it dhe golit të De Bruyne-it.

Totenhemi zgjohet dhe shënon dy herë. Dele Alli dhe Heung-Min Son janë heronjtë e londinezëve.

Debutimi i 19-vjeçarit Gabriel Jesus për vendasit sjell golin e tij, por ai anulohet për pozicion jashtë loje.

Në fund, bilbili i gjyqtarit A. Marriner lajmëron fundin e këtij takimi, të vlefshëm për javën e 22-të të Premier League-s.

Mançester Siti çon dhe një javë tjetër pa fituar në kampionat; për Guardiola-n bëhet më e vështirë në këtë sezon të parë në futbollin anglez. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts