Banane & kokainë: detaje nga operacioni i kapjes së 2 ton drogë shqiptarësh në Gjermani

Siç është bërë e ditur prej orësh, në Gjermani është sekuestruar dy ton drogë e fortë e ardhur nga Amerika Latine dhe janë arrestuar disa shqiptarë.

Bëhet fjalë për një bandë shumë të fuqishme në jugperëndim të Gjermanisë, e cila kishte kontrollin e të gjithë Bavarisë dhe landeve të pasura të Perëndimit.

Operacioni është zhvilluar së bashku, mes policisë gjermane dhe asaj shqiptare, në koordinim të plotë me zyrën e DEA-s në Athinë, e cila ka drejtuar gjithçka së bashku me oficerë shqiptarë të Interpolit dhe atë të policisë gjermane.

Deri më tani janë arrestuar 12 anëtarë të bandës, ku një pjesë prej tyre janë shqiptarë. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë ifno, pasi pritet të arrihet në kokën ose në koordininimin e kësaj ngarkese me gjysmë tonin e Maminasit dhe 1 tonëshin e kapur në Spanjë.

Ministria e Brendshme gjermane ka njoftuar se lënda narkotike ishte fshehur në kuti bananesh, fiks si ngarkesa e Maminasit dhe ajo e Spanjës.

Policia gjermane bën të ditur se është goditur rrjeti ndërkombëtar i kësaj rruge, por vetëm kaq.

Prokuroria e Bavarisë mësohet se ka nisur një hetim në disa rrjete supermarketesh që mendohet se janë si “Pizza Conections” në SHBA në vitet ‘80 ku Cosa Nostra siçiliane shpërndante heroinën.

Këto supermarket të vogla zotërohen pjesërisht nga emigrantë, ku në një pjesë të madhe të tyre gjermanët figurojnë vetëm si emra. Ndaj hetimet po mbahen sekret. Ka një dyshim se këto markete “lagjesh” janë qendra e shpërndarjes së heroinës jo thjesht me pakicë por për “togerët e trafikut”.

Ministria e Brendshme gjermane e ka konsideruar record sasinë e kapur që arrin në shuma marramendëse.

Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës e kapur në Gjermani, ku një vit më parë u sekuestrua më e madhja prej 3.8 tonë kokainë, në Portin e Hamburgut.

Hetuesit e zyrës antodrogë të policisë bavareze kanë bërë të ditur se banda ku shqiptarët kanë rolin kryesor ka trafikuar 400 milionë euro vetëm në landet e Bavarisë dhe Nordrhein-Westfalen.

Bëhet fjalë për zonën më të pasur të Gjermanisë, ku qeverisin disa grupe të rëndësishëm trafikantësh: Ndrageta kalabreze që është numri 1 i tregtisë së kokainës; e më pas vijnë vëllezërit Osmani që natyrisht janë shqiptarë të Kosovës por financimet më të mëdha i kanë në Beograd dhe rrethinat e tij, ku kanë edhe klientelën politike dhe mediatike dhe më pas vijnë grupet shqiptare që janë treguar agresive vitet e fundit.

DEA amerikane mendon se ka një aleancë të hekurt mes palëve, madje edhe sponsorizime të forta në Tiranë.

Një politikan i njohur sipas DEA-s, është fotografuar madje edhe me një nga trafikantët më të fuqishëm që prej vitesh është në betejë me qeverinë gjermane. /tesheshi.com/

 

Related posts