Balluku “çmonton” Gjiknurin: tjetër shkarkim te Transportet

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, Afrim Bakaj, është i dyti shkarkim i ministres së re të Tranporteve Belinda Balluku, në pak ditë në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm, ku firmat e hedhura kushtojnë miliona.

Një ditë më parë, znj. Ballulku shkarkoi drejtorin e OSSH-së, Klodian Gradeci, akt që u lidh me tenderin e fituar nga DH Albania për ndërtimin e një rrjeti transmetimi, kompani kjo që ka fallsifikuar firmat për të fituar tenderin e një prej loteve të Unazës së Re.

Nuk dihet se për ç’arsye është shkarkuar dhe njeriu në krye të Portit të Durrësit, por ky start i gruas që për 5 vjet ka drejtuar Albcontrolin, e që më parë ka qenë një ndër drejtueset kryesore në Bashkinë e Tiranës drejtuar nga Rama, ngjan si një çmontim i drejtimit të Gjiknurit në ministri. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts