728 x 90 Leaderboard

Ballkani, bela për kontinentin: konflikti Kosovë-Serbi fut në kaos sistemin elektrik në 25 vende europiane

Përplasja mes Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar një kaos total të tregun energjik të Europës duke futur në telash qindra milionë konsumatorë të kontintentit.

E përditshmja italiane La Repubblica, shkruan se  divergjencat politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë probleme të rënda në sinkronizimin e orës në nivelin europian dhe humbje të madhe të konsumit të energjisë.

Akuza është bërë nga Entso-E, lobi europian i rrjeteve elektrike që u kaçuar një apel urgjent qeverive të Beogradit dhe Prishtinës që të zgjidhin çështjen mes tyre.

Diferenca e orës me disa minuta, mesatarisht 6, është shkaktuar nga koordinimi i sistemeve të rregullimit të orave elektronike që kontrollohen në distancë nga dy vendet.

Kjo ka shkakuar problem të koordinimit të orës ekzakte dhe humbje të energjisë thuajse në të gjithë shtetet europiane nga Spanja në Turqim nga Polonia në Holandë, por edhe në disa pjesë të Italisë. Ekzaktësisht bëhet fjalë që anomali që ka prekur 25 vende europiane.

E gjitha ka ndodhur pasi orët elektronike të kontrolluar në distancë janë të komanduar nga frekuencat e sistemeve eklektrike kombëtare dhe jo nga një sistem llogaritës i orës që bazohet me mekanizma kristali kuarc.

Përfaqësuesit e Entso-E denoncuan faktin se rrjeti elektrik europian vuan nga deviacione të vazhdueshme të frekuencës konvencionale 50 Hertz që është rregull i paprekshëm në kontinent.

Si pasojë, që nga mesi i janarit kanë humbur jo pak por më shumë se 113 gigawatt-orë energji elektrike, pasi Kosova ka harxhuar më shumë energji se parashikimi dhe Serbia e cila nuk e njeh pavarësinë re Kosovësm do të duhet të kompensojë sasinë më të madhe të prodhuar, por që nuk ka qenë në gjendje ta bëjë.

Si pasojë e mungesës së kompensimit ndërmjet prodhimit dhe konsumit, frekuenca standard 50 Hertz ka rënë për një farë periudhe, duke shkaktuar humbje të energjisë në dëm të gjithë vendeve që janë përfshirë në sistemin europian të konsumit dhe kontrollit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Europa ka një sistem unik energjitik të shpërndarjes dhe furnizimit. Shumë orë digjitale dhe sisteme alarmi, por edhe sisteme kontrolli automatik që ndodhen në shumë pajisje elektrike elektroshtëpiake bazohen në frekuencën standarte 50 Hz. Për shembull furrat me mikrovalë apo pajisje të tjera.

Nëse frekuenca ka vlerë tjetër, atëherë konsumi i emergjisë është më i madh dhe shkakton humbje dhe majtje jo të drejtë të shpenzimit energjitik. Që do të thotë “ikje për lesh” e miliarda eurove nga korporatat e shpërndarjes së energjisë të Europës.

“Do të kërkojmë ta zgjidhim problemin brenda javës, por problem do të qëndrojë u hapur derisa Serbia të njohë Kosovën, pasi ende nuk dihet se kush do të kompensojë sasinë e madhe të energjisë së humbur”, deklaron për Reuters zëdhënësja e Enso-E, Susanne Nies. Ajo kërkon që të gjitha qeveritë e BE-së të merren urgjentisht me këtë problem.

Serbia dhe Kosova kanë firmosur në vitin 2015 një marrëveshje për të operuar së bashku në rrjetin elektrik europian, por që ende nuk është zbatuar pasi ka mosmarrëveshje në lishje me shpërndarjen e konsumit të energjisë në Kosovë.

Problemi indirekt bie mbi KFOR-in, i cili ruan linjat e shpërndarjes së energjisë.  “Konflikti politik ndërmjet dy vendeve ka shkaktuar pasoja dramatike elektrike”, nënvizoi Susanne Nies.

Ky kaos është edhe një nga shkaqet se sa i rëndësishëm është dialogu Prishtinë-Beograd dhe pse BE i ka kërkuar Vuçiç të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës, pasi kjo nuk është më vetëm problem serb por i gjithë qytetarëve të Europës.

La Repubblica thekson më tej në shkrimin e saj se “Disa liderë pragmatistë të rajonit si presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, mbështesin shkrirjen e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve por edhe më gjerë, duke u mbështetur nga impenjimi personal i Përfaqësueses së Lartë të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Por ka ende skifterë që i fryjnë zjarreve politikë dhe fetare në Ballkan për të pneguar hyrjen e tij në BE, që nga Rusia e Putinit e deri tek Irani.  Është një lojë e madhe që evokon librat e Kipling, i cili parashikon black out-in e rrjetit elektrik europian”.  /tesheshi.com/

Related posts