Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Balet diplomatik i Ramës mes dy “armiqve”: Nga Erdogan te Mitsotakis, nga çaji turk te vera greke! (pamjet)

Një ditë pasi postoi takimin si gjithnjë “vëllazëror” me Erdoganin në rezidencën e këtij të fundit në Turqi, kryeministri Rama kaloi në “kampin armik”, në Athinë, duke patur një takim me homologun e djathtë Mitsotakis.

Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare, duke ofruar dhe pamjet e takimit me shefin e qeverisë së Athinës.

Ky takim mes tyre vjen në kohën e rindezjes së debatit mbi kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbetur ende pa marrëveshje, e në sfondin e një praglufte mes fqinjit jugor dhe Turqisë, mbi të drejtat në ujrat e Mesdheut lindor. /tesheshi.com/

📍Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij🙏Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve🇦🇱🤝🇬🇷

Posted by Edi Rama on Tuesday, September 15, 2020

 

 

auto pjese dak

Related posts