728 x 90 Leaderboard

“Bajram Currit” po i thahet buza: “Ujë bërtet gjithkah malësia, a ka vallë ujë n`ato male!”

Nga Gjon Neçaj  

Mbi dhjetë ditë dhe “Bajram Curri” është pa ujë të pishëm.Ky është  rasti i fundit, por sigurisht jo më i fundit, pasi askush nuk po e vën “ujtë në zjarr” për t’u larë e për t’u ndërruar.

11885327_1057981264220108_2917250061977660606_n

Dhjetë ditë rresht pa ujë qyteti, pa ujë banorët, pa ujë kopshtet, çerdhet, veç biznesi ka me bollëk, anipse nuk besojmë se kanë paguar rregullisht.

“Unë për vete kam paguar rregullisht dhe prej 10 ditësh asnjë pikë ujë nuk ngjitet në katet e pesta. Dhe më parë , thotë banori i lagjes “Dardania”, përpara se të ndërtohej ujësjellë i ri i Qukut të Dunishës, kishte ujë rregullisht.

E Drejtoria e Pergjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve Trianë,me fondin limit 363 milione lekë, hapi tenderin ne vitin 2008 për “Ndërtim rrjeti të jshtëm të ujësjellësit të qytetit  Bajram Curri”.

Se kush ka kryer punimet e kush i mori në dorëzim ato, banorët nuk duan ta dijnë, por ata kërkojnë ujë për të pirë e për t’u larë e shplarë.

Një banor i lagjes “Dardania” thotë se para fillimit të punimeve kishte  ujë të bollshëm në katet e pesta, tani s’ka fare. Ç`u bë nuk dihet, ndonëse edhe Ndërmarrja e Ujësjellësit duhet të ndërhyjë në largimin e çisternave të banorëve dhe të bizneseve të cilat mbajnë çisterna 1000-litërshe duke bllokuar  ujin të ngjitet lart.

As kush nuk jep një përgjigje se çdo bëhet për stabilizimin e këtij problem jetik, e aq më keq asnjë nga kandidatët për kryetar bashkisë në fushatën e fundit, nuk paraqitën ndonjë program për furnizimin rregullisht me ujë të qytetit “Bajram Curri”. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts