Bahtiri dhe Rakiç, takim tjetër në Bruksel: Kësaj radhe për hapjen e Urës së Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, ka pritur sot këshilltarin për politika të jashtme dhe koordinator për dialogun për veriun  në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Boyd Mckechnie.

Mitrovice-sot-Bahtiri-Mckechnie“Ata kanë biseduar për përgatitjen e takimit, që në kuadër të Grupit punues për Liri të Lëvizjes (ura e Mitrovicës) do të mbahet të mërkurën, në 17 qershor në Bruksel, ku do të marrin pjesë edhe kryetari Bahtiri dhe kryetari i komunës së re në veri të Mitrovicës, Goran Rakiç”, thekson njoftimi i dëruar.

Bëhet e ditur se, në takim do të bisedohet për çështjet që kanë mbetur për tu biseduar që nga takimi i korrikut të vitit 2014, me ç’rast do të propozohen zgjidhje konkrete lidhur me urën kryesore të qytetit mbi lumin Ibër.

Kryetari Bahtiri tha se është i gatshëm për të marrë pjesë në bisedime lidhur me këtë çështje tepër të rëndësishme për të gjithë qytetarët e  Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Në 9 qershor, kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, i jugut me shumicë shqiptare, Agim Bahtiri, dhe i veriut me shumicë serbe, Goran Rakiç, u shprehen të vendosur për të quar proceset përpara, gjatë një takimi ku mori pjesë edhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiç.

Në takimin që ka zgjatur për rreth tre orë, ata kanë biseduar për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit. Kanë vlerësuar se situata e sigurisë aktualisht është e qetë, me tendencë të relaksimit të mëtutjeshëm,  si dhe për  vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Bahtiri dhe Rakiç në fokus të bisedës kanë pasur çështjen e zhvillimit të proceseve, integrimin e qytetit dhe krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve, shqiptarëve dhe serbëve në shtëpitë e tyre, si dhe për organizimin e një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantoheshin projekte të përbashkëta për të dyja komunat, me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.

“Po ashtu, Bahtiri i Rakiç, janë shprehur të vendosur që t’i çojnë proceset përpara, në mënyrë që të zhvillohet vendi në përgjithësi dhe veriu në veçanti”, theksonte njoftimi zyrtar nga komuna jugore e Mitrovicës.

Po ashtu theksohej se, “Rakiç me këtë rast i dha mbështetje të fuqishme kryetarit Bahtiri, për opsionin e tij të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale dhe integruese”.

Paralamërohej se, Bahtiri dhe Rakiç do të takohen sërish brenda këtij muaji, përkatësisht me 23 qershor, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për çështjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

auto pjese dak

Related posts