Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Bac u kry!”, ky është mesazhi i futbollistëve shqiptarë nga Jerevani

Misioni u kompletua. Shqipëria në kampionatin europian “Francë 2016” dhe lojtarët e saj festojnë suksesin historik. Ka qenë Andi Lila që e ka bërë një postim mjaft interesant në rrjetin social, Instagram. Futbollisti i Kombëtares, i cili për shkak të një lëndimi nuk mundi të luante ndaj Armenisë, e ka postuar një fotografi të festës së Kuqezinjve, ndërkohë që ka shkruar: “BAC U KRY”, duke ngritur dy gishta.

Besimi në këtë skuadër ka qenë çelësi kyç i suksesit. Gardiani i portës shqiptare, Etrit Berisha ka falenderuar gjithë ata që kanë patur besimin në këtë kombëtare dhe që i kanë mbështetur deri në arritjen e objektivit.12115768_1068516516493901_2773816896975405076_n

“Francë, ne po vijmë. Faleminderit të gjithëve të cilët na keni mbështetur dhe keni pasur besim te ne”, ka thënë Berisha.

Arritja e këtij suksesi historik duket se më së shumti e ka emocionuar kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

 “Fjalët janë të pakta. Brezi që ka ardhur me krenari dhe me dëshirën për të krenuar popullin e vet. Jam shumë i lumtur dhe tepër i kënaqur. Kemi duruar gjithçka humbje, fitore e madje edhe sharje. Sharje edhe nga tanët madje, por kjo harrohet”, ka thënë Cana pas ndeshjes.

Mbrojtësi nga Gjakova ka një mesazh shumë interesant për serbët: “Serbët na shohin nga televizori dhe pinë birra”, ka përfunduar i emocionuar Cana. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com