Auto Dak
Auto Dak

“Azemi”, Basha pa asnjë risi: politika të ndahet nga krimi!

Kreu demokrat Basha i ka kushtoi deklaratën e tij korteziale me rastin e përkujtimit të vrasjes së ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, jo këtij të fundit por asaj çfarë ai konsumon në funksion të politikës së ditës.

Me Azemin si shkas, Basha përcolli të njëjtat grupfjalë rutinore si për çdo rast tjetër.

“Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane dhe demokratike, ku qytetarët janë zotë të fateve të tyre me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë me votë të lirë dhe të ndershme. Sot në këtë 21 vjetor akoma është aktuale plaga e hapur, krimi vijon që të ketë mbrojtjen dhe postet shtetërore”, tha Basha.

“E sotmja është po kështu edhe një thirrje për bashkim mes të gjithë shqiptarëve të ndershëm, demokratëve dhe socialistëve të ndershëm që kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin dhe vjedhjen me ligj si politikën e vetme për t’u bërë bashkë për të hapur rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. K ardhur koha që rinia shqiptare ta mbyllë tranzicionin dhe të hapë rrugën e vlerave, demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin dhe qindra të tjerë”, theksoi njeriu që drejton PD-në, por që nuk pati kurrë pikëtakimi fizik me njeriun që qëndron në themel të themelimit të kësaj force. /tesheshi.com/ 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts