Azem Vllasi: Kosova është shtet; ç’status duhet të diskutojë me Beogradin në Bruksel?!

Ish-udhëheqësi i fundit komunist i Kosovës nën Jugosllavi, Azem Vllasi, ka deklaruar së fundi se Prishtina në Bruksel nuk ka pse të diskutojë statusin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, për sa i përket statusit të Kosovës, ai është i zgjidhur; është shtet që në vitin 2008.

“Në Beograd thonë se ata nuk e njohin Kosovën si shtet dhe se ka ende për t’u zgjidhur”, ka thënë Vllasi në një intervistë me portalin Vijesti.ba përpara raundit të ardhshëm të dialogut në Bruksel, më 18 korrik,

Por Vllasi vijon me argumentimin se Prishtina në Bruksel nuk ka pse të flasë për statusin e shtetit të Kosovës.

“Sepse është një vend deri tani i njohur nga 115 shtete anëtare të OKB-së, me integritetin territorial dhe kufijtë të përcaktuar definitivisht, dhe me një strukturë të brendshme kushtetuese shtet sovran”, deklaroi Vllasi.

“Pala serbe është mjaft konfuze. Në Beograd, nuk Kosovën si shtet, por nuk duan ta njohin atë. Aleksandar Vuçiç thotë se Serbia kërkon ompromis, por se për çfarë nuk e sqarin”, tha Vllasi.

Për këtë të fundit, mendimi është se “Plani i Ahtisarit”, në të cilin shpallet pavarësia e Kosovës, ishte vija e fundit e kompromisit që pranoi Prishtina.

Vllasi pretendon se Prishtina nuk i ka më asnjë borxh Beogradit.

Sipas tij, e vetmja gjë që duhet rënë dakord midis Prishtinës dhe Beogradit dhe Bruksel është që bisedimet duhet të përfundojnë.

Vllasi thotë se gjatë raundit të ardhshëm të dialogut në Bruksel “asgjë nuk do të ndodhë në veçanti”.

 “Pala kosovare do të shpallë një qëndrim të qartë për çështjet që po deklaroj”, tha Vllasi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts