Auto Dak
Auto Dak

Avokati i Tahirit: po të kishte dinjitet prokuroria…

Ish-ministri Tahiri e ka bërë vetë mbrojtjen para akuzave të prokurorisë në procesin e tij, e konfirmuar kjo dhe nga avokati Maks Haxhia.Sipas këtij të fundit, mbrojtja ishte brilante, e nëse prokuroria do kishte pak dinjitet, do e mbyllte aty çështjen.

“Mbrojtja e Saimir Tahirit ishte brilante dhe ishte individuale, e ka shkruar vetë ai pjesën e tij. Gjej rastin të vlerësoj gjithë përkushtimin që ai ka bërë në njohjen e procesit dhe sjelljen e provave të reja që e vënë në mungesë totale prokurorinë përballë provave.

E kam dëgjuar para 7-8 muajsh që do kërkojë prokuroria 12 vjet. Ky është një proces i paramenduar dhe paravlerësuar. Unë nxjerr konkluzionin nga mënyra e sjelljes.

Materialet e Italisë janë gjykuar në Itali, janë organe të specializuara jo të korruptuara. Duke qenë e gjykuar gjykata shqiptare gjithë materialet e Italisë duhej t’i kishte hequr. Prokuroria ka sjellë gjithë materialet e Italisë që ato janë gjykuar, dhe autoritetet italiane kanë vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Tahirit.

Edhe kur ju drejtua parlamentit tha që bazë kemi vetëm materialet italiane, por Italia e pushoi çështjen ndërsa në Shqipëri e lidhën me 2 oficerët e policisë për ta vënë zotin Tahiri para përgjegjësisë penale”, tha Maks Haxhia. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts