Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Avokati i grevës në AlbControll: Të mos ndiqen penalisht!

“Mungesë gjumi dhe përqendrimi; Stres i akumuluar për shkak të situatës financiare dhe COVID-19; Mos mbulim i paketës shëndetësore as nga sigurimet shoqërore as nga kompania e Spitalit Amerikan”, thuhet në arsyet e 60 punonjësve të Albcontollit në Rinas, të cilat kanë shpallur një grevë të pazakontë, duke bllokuar fluturimet.

Ata kanë shpallur “paaftësinë” e tyre në punë, një akt që argumentohet si i drejtë nga avokati i tyre.

“Dy prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Pas kësaj të gjithë patën stres dhe të gjithë së bashku kanë deklaruar të gjithë paaftësinë për punë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale. Ata kanë të bëjnë me sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë”, tha avokati Rezart Kthupi.

“Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të shkuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë.  Është e vërtetë deklarata e ministres për ulje të punës por kontrata e punës nuk mund të cenohet në mënyrë të njëanshme”, tha ndër të tjera avokati. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts