Auto Dak
Auto Dak

Avioni rus përfundon në fushë, 234 pasagjerë të tmerruar

Një aeroplan pasagjerësh rus kreu një ulje emergjente menjëherë pas ngritjes, pasi disa zogj përfunduan në motorët e tij. Lajmin e ka konfirmuar linja ajrore dhe media shtetërore ruse.

Fluturimi i Ural Airlines ishte duke udhëtuar nga Moska në Simferopol të Krimesë, dhe nga incidenti nuk pati viktima.

Airbus 321, me 234 persona në bord, bëri një ulje emergjente pranë Aeroportit Ndërkombëtar Zhukovsky, në jug-lindje të Moskës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Agjencia e lajmeve TASS citoi një burim duke thënë se avioni kishte zbritur në një fushë afër aeroportit. Shqetësimet për sigurinë ajrore kanë dëmtuar industrinë e fluturimeve të Rusisë, e cila ka pësuar shumë përplasje fatale vitet e fundit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts