Aventurieri kinez që ngjitej në rrokaqiej vdiq pasi ra nga kati i 62-të (video)

Një avanturier kinez i cili ishte bëri i njohur nga videot në të cilat paraqitet duke u ngjitur nëpër rrokaqiej, Wu Yonging vdiq duke kryer një nga akrobatet e tij të guximshme.

Ai ka tërhequr mijëra përcjellës në rrjetin Weibo, duke u ngjitur në rrokaqiej pa përdorur paisje sigurie. Fansat e tij ishin të shqetësuar kur ai ndaloi publikimin e videove në nëntor.

Pastaj u mësua se ai kishte vdekur pas rënies nga një ndërtesë prej 62 kate në Changsha. Mediat kineze raportuan se ai mori pjesë në sfidën ku çmimi ishte 100,000 jen. Sponzori i çmimit nuk ishte i njohur, e as natyra e garimit.

“Planifikonte të fejonte vajzën e tij një ditë pas sfidës. Paratë i nevojiteshin për martesën dhe shërimin e nënës”, tha xhaxhai i tij.

Ai ishte 26 vjeç. Vdiq më 8 nëntor dhe vdekja e tij u konfirmua nga vajza pas një muaji.

Ngjitja ekstreme në rrokaqiejt pa pajisje sigurie është bërë e popullarizuar gjatë viteve të fundit në mbarë botën. Yonging i paralajmëronte fansat e tij në Wibou që të mos e imitonin, për shkak të rrezikut për jetën. Ai ushtronte artet marciale, dhe më parë kishte marrë pjesë në disa produksione televizive dhe filmike.

Ju paralajmërojmë se videoja ka një përmbajtje shqetësuese.

Related posts