Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Autoritetet austriake, ndalim hixhabi edhe për mësueset

Pasi u njoftua ndalimi i veshjes së shamisë muslimane (hixhab) për vajzat nën 14 vjeç, Ministrja e re austriake e Integrimit, Susanne Raab thotë se “një ndalim i ngjashëm për të gjithë mësuesit e shkollave publike po merret në konsideratë” si një hap i mundshëm i ardhshëm.

Siç raporton Kronen Zeitung, Partia Popullore Austriake, OVP thotë se ai ka një “konsensus më të gjerë” për këtë temë në qeverinë e re në Vjenë.

Ajo nuk deklaroi kur do të zbatohej ndalimi i përmendur për hixhabin, dhe se si u mor vesh “hapi i parë” në nivelin e qeverisë. Një ndalim për punonjësit e arsimit do të ishte, siç e thotë ajo, një “hap i dytë”.

Nga ana tjetër, është raportuar më herët se Bashkësia Fetare Islame në Austri ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër ndalimit të veshjes së shamive në shkolla.

Komuniteti fetar islam beson se ndalimi shkel të drejtën themelore për lirinë e fesë, si dhe të drejtën e prindërve për të edukuar fëmijët.

Nga hyrja në fuqi e ndalimit, pra nga fillimi i vitit shkollor deri në fund të nëntorit, kishte vetëm tetë raste në të gjithë Austrinë që vajzat vinin me shaminë në klasë. Në të gjitha rastet, prindërit pranuan respektimin e ligjit pasi u udhëzuan nga administrata e shkollës. /tesheshi.com

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com